BDI: Raporti i FMN 2025, Qeveria ka dështuar. Inflacioni dhe varfëria po bëjnë jetën të padurueshme në prag të Ramazanit

72
fresco

Raporti më i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për 2025 e ka bërë të qartë atë që qytetarët e ndjejnë çdo ditë: inflacioni po rritet sërish dhe standardi i jetesës është përkeqësuar ndjeshëm.

Në janar të këtij viti, inflacioni arriti në 4.9%, duke shënuar një rritje alarmante nga niveli më i ulët prej 2.2% që ishte regjistruar në gusht të vitit të kaluar.

Kjo do të thotë çmime më të larta për ushqimet bazë dhe për të gjitha nevojat jetësore, duke rënduar më shumë mbi familjet, të cilat tashmë po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike.

Pa masa administrative dhe kontrolle të çmimeve, ushqimet janë bërë të papërballueshme, ndërsa qeveria e paaftë vazhdon të shpërfillë krizën që ka goditur shtresat më të varfra të shoqërisë.

Ky realitet bëhet edhe më i rëndë teksa po hyjmë në muajin e shenjtë të Ramazanit, kur qytetarët nuk kanë kushtet minimale për të ushqyer familjet e tyre?

midle

Raporti i FMN-së konfirmon gjithashtu se ekonomia e vendit tonë vazhdon të jetë e pasigurt dhe e ndikuar nga politika të gabuara.

Mungesa e rritjes së produktivitetit vetëm sa e ka thelluar krizën ekonomike dhe ka shkaktuar humbje të konkurrencës.

Edhe investimet publike janë në nivele të dobëta, duke lënë projekte kyçe, si Korridori 8, të ngecura, ndërkohë që qeveria jep përparësi projekteve që i shërbejnë interesave të ngushta dhe jo zhvillimit.

BDI e ka paralajmëruar që në fillim se kjo qeveri është e paaftë dhe e papërgjegjshme.

Sot, qytetarët po përballen me faturën e dështimeve të saj: rritje çmimesh, pasiguri ekonomike dhe një mungesë totale e mbështetjes për ata që kanë më shumë nevojë.

Në këtë kohë të rëndë për qytetarët tanë, kërkojmë nga qeveria që të marrë masa urgjente për të ndihmuar familjet që mezi përballojnë shpenzimet bazë.

Comments