Meidani: Gjuha shqipe është e çimentuar në themelet e Maqedonisë së Veriut, nuk ka asgjë që e cenon

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani në TV21 tha se nuk ka asgjë që e cenon gjuhën shqipe, pasi siç theksoi “ajo është një realitet i pamohueshëm”.
Meidani tha se, gjuha shqipe është një e drejt kushtetuese e fituar dhe shtoi se, është e çimentuar bë themelet e këtij shteti.

“Nuk ka asgjë që e cenon gjuhën shqipe, është një realitet i pamohueshëm këtu, në Shqipëri dhe në rajon. Nuk i kuptoj nuancat dhe nuk dua të hyjë në të tilla diskutime që kryeministri i definoi si labirinte juridiko apo gazetareske të çështjes”.
“Çështja e gjuhës shqipe është një çështje e të drejtave kushtetuese në këtë vend dhe për rrjedhojë është e çimentuar në themelet e këtij shteti. Mos keni asnjë shqetësim se është një e drejtë kushtetuese e fituar dhe një nga pilarët e Marrëveshjes së Ohrit”, tha Meidani.