Torres i reagon zyrtares së Pentagonit: “Kosova është dhe do të mbesë e pavarur”

108
fresco

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, i ka reaguar ashpër zëvendës-zëdhënëses së Pentagonit, Kingsley Wilson, lidhur me Kosovën.

Wilson, e emëruar së fundmi në zyrën për shtyp të Pentagonit, kishte shpërndarë në platformën X një deklaratë kundër integritetit territorial të Kosovës.

“Bëje Kosovën sërish Serbi”, kishte shkruar ajo në një postim në X në dhjetorin e vitit 2023.

Për qëndrimet kontraverse të Wilsonit, e cila tashmë ka detyrë zyrtare në Pentagon, ka reaguar kongresisti demokrat nga Nju Jorku, i cili njihet si mik i shqiptarëve.

midle

Torres tha se Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë aleati më i madh amerikan në Ballkanin Perëndimor, duke refuzuar çdo tentativë për të ndryshuar historinë.

“Çdo përpjekje për të ndryshuar historinë është e kotë. Kosova është dhe do të mbetet një demokraci e pavarur,” shkroi Torres në një postim në “X”.

Departamenti i Mbrojtjes i ShBA-së e emëroi Kingsley Wilson në postin e Zëvendës-sekretares së Shtypit të Pentagonit.

Me marrjen e detyrës, Wilson njoftoi në rrjetet sociale se ishte e nderuar që u emërua në këtë detyrë dhe se Amerika do të jetë më e fortë se kurrë.

Comments