Ylli tetovar, Arianit Ramadani, sjell projektin e parë me videoklip – “T’lutna”

Këngëtari i ri nga Tetova, Arianit Ramadani, një yll në ngritje që ka fituar tanimë zemrat e shumë artdashësve me performimet e tij live, ka sjellë projektin e parë autorial.
“T’lutna” titullohet singëlli i parë i Arianitit që vjen me videoklip profesional, me një tekst dhe muzikë që pritet të shndërohet në një hit të vërtetë.
Nga mbrëmjet rinore në Tetovë, ku ka qenë shumë i kërkuar kryesisht nga të rinjtë, por edhe dhe grupmoshat e ndryshme, Arianit Ramadani është ftuar të performojë edhe në shumë qytete të tjera të vendit, ndërsa së fundmi është bërë i kërkuar edhe në Kosovë dhe Shqipëri.

Kënga e tij e parë pritet t’i hapë atij shtigjet e reja për një shpërthim furik në estradën e muzikës shqipe.
Në linkun e mëposhtëm mund ta shikoni këngën e plotë: