Zelensky mbërrin sot në Shtëpinë e Bardhë, Trump: E respektoj shumë, nuk mbaj mend t’i kem thënë diktator

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se ka “respekt të madh” për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky përpara takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë. Së fundmi ai e quajti atë “diktator”.
Kur u pyet nga BBC nëse do të kërkonte falje që e kishte quajtur së fundmi “diktator”, Trump u përgjigj se nuk mbante mend ta kishte thënë këtë. Ai gjithashtu e quajti Zelensky “shumë të guximshëm”, transmeton Index.
Trump po fliste pas një takimi me kryeministrin britanik Keir Starmer për përfundimin e luftës midis Ukrainës dhe Rusisë. Ai parashikoi një “takim shumë të mirë” me Zelensky sot, duke vënë në dukje se përpjekjet për paqe “po ecin mjaft shpejt”.

Këto takime vijnë pasi administrata Trump tronditi aleatët perëndimorë duke mbajtur bisedimet e para të nivelit të lartë të SHBA me Moskën që kur Rusia pushtoi Ukrainën më shumë se tre vjet më parë. Presidenti amerikan më parë fajësoi Zelenskyn për luftën dhe e qortoi atë që nuk i nisi më herët bisedimet e paqes.
“Ju keni qenë atje për tre vjet,” tha ai të martën e kaluar.
“Duhet të kishte përfunduar… As që duhej të kishte filluar. Mund të kishit arritur një marrëveshje,” i tha ai Zelenskit dhe Ukrainës. Por dje, pas takimit me Starmer, Trump u tha gazetarëve:
“Unë mendoj se do të kemi një takim shumë të mirë nesër në mëngjes. Do të shkojmë shumë mirë.”