Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar numërimin e fletëvotimeve që kanë ardhur nga diaspora.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ai gjithashtu theksoi se po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga vendvotimet e zhvilluara në përfaqësitë diplomatike.
“Mund t’iu konfirmoj se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i vendvotimeve të fundit nga votimi në përfaqësi diplomatike dhe tani kemi filluar edhe numërimin e fletëvotimeve nga votimi përmes postës”, theksoi Elezi.