Dramë në Gostivar, 45-vjeçari me thikë e kërcënon vajzën e tij, dhëndrin dhe e plagos babain e dhëndrit

MPB ka njoftuar se me datë 27.02.2025, në ora 18:30 në një fshat të Gostivarit, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin F.S.(45) nga i njëjti fshat, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të vajzës së tij 26-vjeçare se për shkak të keqkuptimeve të mëparshme familjare, me një send të mprehtë e ka kërcënuar atë, bashkëshortin dhe vjehrrin e saj, i cili është plagosur teksa ka tentuar t’ia marrë sendin e mprehtë.

F.S. është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. nje tekst