Osmani kujton Masakrën e Likoshanit dhe Qirezit: Dëshmi e brutalitetit të ushtruar nga regjimi i Millosheviqit

73
fresco

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar përvjetorin e Masakrës së Likoshanit dhe Qirezit më 28 shkurt 1998.

Ajo tha se regjimi gjenocidal i Millosheviqit kreu një nga aktet më të rënda të terrorit shtetëror, duke vrarë mizorisht 24 banorë të Likoshanit dhe Qirezit, në vatrën e rezistencës, në Drenicë.

midle

“Aty ku dhimbja dhe guximi u ndërthurën, vajzat dhe djemtë e UÇK-së, bënë sakrificën më të madhe për çlirimin e Kosovës, ndaj në këtë 27-vjetor nderojmë me respekt të thellë ata që ranë për liri”.

Osmani tha se Masakra në Likoshan dhe Qirez mbetet një dëshmi e brutalitetit të ushtruar mbi popullin tonë, por edhe një moment kur vendosmëria për liri u bë e pathyeshme.

“Kujtimi për martirët mbetet i gjallë, ndërsa amaneti i tyre na obligon të vazhdojmë kërkimin e drejtësisë!”.

Comments