Vetëvendosjes ‘i flen zemra’ te Zelensky, zyrtarë të saj godasin Trump-in për kurthim me kast të Ukrainës

161
fresco

“Erdhi e luajti antagonistin…na mbajti leksione për diplomaci…sepse garancat e sigurisë do të vinin përme lidhjes (ngjitjes) ekonomike të ShBA-së në Ukrainë”.

Ishin këto irritime kyçe, sipas Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, prodhoi në Zyrën Ovale – në takimin “që për të u shndërrua në fiasko….të panevojshme”.

Ishte ngjarja më dramatike që kemi parë me të ardhë administrata e Donald Trump – ndodhi kjo që vërshoi mbarë globin: me çka u trazuan ndjenja edhe në kombet anegjerë botës që do të kenë të bëjnë me administratën amerikane.

Qasja e Trump nga komentatorë të spikatur të politikës globale është quajtur edhe “imperializëm tranzaksional” dhe janë vënë gishta kokës se si duhet kalibruar sjelljen karshi saj.

Perëndimi u hodh në krah të Zelensky-it dhe kundër Donald Trump dhe J.D Vance – në atë që u mor sulm personal ndaj presidentin ukrainas të zënë rëndë në predikamentin e popullit të vet që po lufton.

Nga shteti kosovar – megjithatë s’u bë zë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti s’mori anë, e as institucionet e tjera të shtetit.

Kurti – që përapara s’kursehej në komente ndaj Donald Trump, si “atë nuk mund ta mundësh në mënyrë inteligjente” (citim i David Lynche)” – kësihovi s’tha gjë.

midle

Por, nga partia e tij lanë të kuptojnë se zemra ‘u flen’ kah Volodymyr Zelensky.

Funskionarë partie si Artan Abrashi dolën haptazi si “Slava Ukraini” në rrjete sociale në natën kritike të tensionimit të madh të marrëdhënie Trump – Zelensky.

Tjerë persona kontravers si Hysamedin Feraj, e përkthyen Donald Trump-in në linjëzim me Federatën Ruse dhe Vladimir Putinin – duke jehuar në paramendime se Trump “e vuri në kurth” Zelenskyn për hesape ruse.

“Në Shtëpinë e Bardhë ishte e pranishme agjensia ruse (cariste, pastaj sovjetike), e lajmeve, TASS*, me sa duket që t’ia jepte kënaqësinë Putinit që nënshkrimin e marrëveshjes ta shikonte “live” përmes agjensisë së vet dhe jo e të tjerëve”, shkroi Feraj, i vetëstiluar filozof dhe kandidat i Vetëvendosjes për deputetë.

“TASS e kishte të ndaluar hyrjen në Shtëpinë e Bardhë. Si arriti të hynte? Si është gjendja e sigurisë rreth presidentit Trump?”, shkroi ai.

Edhe anëtarë të lartë të Vetëvendosjes si Sadri Ramabaja – ky i fundit mbahet për leximtar të gjeopolitikës – shkruan në favor të Zelensky-it.

Atë çka ndodhi telenalisti i pa të përtkyher në “eufori” ruse.

“Nuk bëhej fjalë sot për nënshkrimin e marrëveshjes së parapregaditur lidhur me eksplatimin e mineraleve të rralla. Në ditët e fundit Trumpi e kidhte vu re se nuk do t’ia arrite ta ndalte luftën ashtu siç kishte paralajmruar, meqë, e qartë, Putini po dikton kushtet e kapitullimit të Ukrainës”, shkroi ai.

“Fjala është për mbajtjen nën kontrollin rus të territoreve të pushtuara; për demilitarizimin e Ukrainës; për forca të sigurisë që do të përkujdeseshin për paqen mes fronteve, e që të pranueshme për Rusinë do të mund të ishin vetëm ato nga Austria apo Qiproja. Kaq!”, shkroi Sadri Ramabaja.

Comments