Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarës për spiunazh

144
fresco

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të dyshuarës për spiunazh, J.Gj.

Lajmin e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënse e kësaj Gjykate.

Masa e paraburgimit, të dyshuarës iu caktua nga gjykatësi i procedurës paraprake, pas mbajtjes së seancës dëgjimore.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate dhe e domosdoshme, sepse nëse e pandehura lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes, duke pasur parasysh rrethanat dhe mënyrën se si është kryer vepra penale, mund lehtë të arratisen për t’i ikur përgjegjësisë penale. Gjykata po ashtu vlerësoj se nëse e pandehura lihet në liri, e njëjta mund të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë si dhe mund të përsëris veprën e njëjtë penale ose mund të kryejnë sërish vepra tjera penale në rrethana të njëjta ose më të rënda”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Po ashtu, Gjykata konsideron se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë, andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamajftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale, si dhe pengimin e përsëritjes së veprave penale.

midle

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), të premten (28 shkurt 2025) njoftoi se pas zhvillimit të hetimeve disamujore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar të dyshuarën për spiunazh.

“E njëjta, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarës, me qëllim të sigurimit edhe të provave tjera material. Ndërkohë, prokurori i shtetit, ndaj të dyshuarës do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale”, thuhej në njoftim.

J.Gj., dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Spiunazhi”, nga neni 124, paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Comments