Këta janë kandidatët më të votuar nga diaspora deri me tani

105
fresco

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat nga numërimi i votave nga Diaspora. Deri me tani janë numëruar 77.54 përqind e votave të mërgatës nga votimi përmes postës apo 145 kuti.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje prin me 52.15 përqind e votave apo 24 mijë e 507 vota.

Pas VV’së, renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 29.24 përqind e votave apo 13 mijë e 742 vota, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 9.70 përqind apo 4 mijë e 560 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 3.06 përqind e votave apo 1 mijë e 438 vota.

midle

10 kandidatët më të votuar deri me tani

Në VV, Albin Kurti është më i votuari me 20,273 vota, pasuar nga Glauk Konjufca (17,882) dhe Xhelal Sveçla (11,653). Në dhjetëshen më të votuar janë gjithashtu Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla dhe Mimoza Kusari-Lila.

Në LDK, Lumir Abdixhiku kryeson me 10,858 vota, ndërsa Kujtim Shala pason me 7,601 vota. Ndër të tjerët në dhjetëshen më të votuar janë Hysen Çekaj dhe Doarsa Kica-Xhelili.

PDK renditet me Bedri Hamzën si më të votuarin, me 2,901 vota, pasuar nga Memli Krasniqi dhe Ragip Xhaka.

Nga AAK, Ramush Haradinaj është më i votuari me 1,147 vota, i ndjekur nga Daut Haradinaj dhe Time Kadriaj.

Comments