Kosovari Nikola Tunici, fiton ulëse në Parlamentin e Hamburgut

Kosovari Nikola Tunici ka arritur të sigurojë ulëse në Parlamentin e Hamburgut të Gjermanisë.
Tunic, që është Binça e Vitisë e jeton në Hamburg, ka garuar me partinë CDU.

Përveç tij, kanë qenë edhe katër kandidatë tjerë me prejardhje nga Kosova në zgjedhjet e landit të Hamburgut.
Me CDU’në kanë garuar edhe Kushtrim Lulaj e Muhamet Idrizi, derisa Dafina Berisha ka garuar me SPD’në, e Sami Musa me FDP.
Ndryshe, Unioni CDU/CSU doli fitues i zgjedhjeve në Gjermani. Friedrich Merz pritet të jetë kancelari i ardhshëm. /Albinfo.ch