Policia nis hetimet për shqyerjen e Kuranit në Prizren

Gjatë ditës së djeshme një person është parë duke e shqyer Kuranin. Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka hapur rast.
Rasti po trajtohet si “nxitje e urrejtjes, e përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori.
‘’Prizren 03.03.2025 – 12:10. Lidhur me rastin, njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, është iniciuar rasti si dhe është njoftuar prokurori kompetent. Rasti është duke u hetuar’’, thuhet në njoftimin e PK-së./Indeksonline/