Konfirmohet gripi i shpendëve në Shqipëri, një fermë në karantinë, ndalohen vezët e mishi i saj

Ministria e Bujqësisë në Shqipëri ka njoftuar se është konfirmuar me anë të testit RT-PCR sëmundja e Influencës Aviare, tipi H5N1, apo siç njihet si gripi i shpendëve.

Për të marrë masa shtesë, Ministria e Bujqësisë atje ka vendosur në karantinë një fermë të pulave në fshati Maliq Muҫo, Njësia Administrative Rashbull.
Në këtë fermë janë raportuar raste të ngordhjes së shpendëve dhe raportohet se autoritetet kanë ndaluar vezëve dhe mishin në këtë fermë dhe se nuk do lejohen që produkte të dalin në treg./abcnews.al