Mickoski i përgjigjet Bujar Osmanit/ Deklarata e Osmanit e dëmshme për BDI-në!

101
fresco

Deklarata e Bujar Osmanit se mund të kemi krizë të thellë politike nëse preket gjuha shqipe dhe nëse bashkë me zgjedhjet lokale nuk organizohen edhe zgjedhje të parakohshme paralamentare për kryeministrin Mickoski është e dëmshme për vetë BDI-në.

“Supozoj se është koordinuar me kryetarin e BDI-së sepse nëse nuk ka qenë e koordinuar atëherë supozoj se kryetari e ka qortuar nënkryetarin e tij sepse me atë deklaratë i ka shkaktuar dëme të pariparueshme partisë për dy arsye. Baza e parë është ndërhyrja e drejtpërdrejtë në sistemin gjyqësor të një vendi, e cila është e papranueshme për çdo demokrat që njeh njerëzimi modern, e lëre më vlerat demokratike evropiane” – tha Mickoski.

Mickoski tha se përë këtë deklaratë të Osmanit, ministri I jashtëm Mucuncki ka bieduar edhe me ambasadorët e huaj në vend.

“Sot në mëngjes bisedova me Ministrin e Punëve të Jashtme Timço Mucunski, i cili ka biseduar me një numër të madh përfaqësuesish të bashkësisë ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit, dhe disa prej tyre thanë se kanë biseduar personalisht me përfaqësues të BDI-së dhe se kjo u ka shkaktuar shumë emocione negative dhe zhgënjim të madh, sepse një nga postulatet bazë në demokraci është mosndërhyrja në sistemin juridik të një vendi sovran . Këto nuk mund të jenë kushte dhe mënyrë të cilin do të udhëhiqet politika. Politika udhëhiqet në tavolin duke u ulur dhe biseduar” – tha Mickoski.

midle

Ai në fund kishte edhe një porsi personale drejtuar BDI-së, gjegjësishtë Bujar Osmanit.

“Njeriu që negocioi dhe shiti identitetin tim maqedonas dhe gjuhën time maqedonase ka kredibilitetin më të vogël për të folur sepse nëse nuk më respekton mua, nuk respekton as gjuhën e tij amtare shqipe” – tha Mickoski.

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, nga gaztarët u pyet a është takuar gjatë qëndrimit të tij dy ditor në Budapest me ish kryeministrin Nikolla Gruevski.

“Jo, nuk jam takuar, por nëse takohem ose do të takohem, do të informoheni sepse unë ndjek një politikë të bazuar në parimin që e vërteta është më e sakta. Pra, më besoni, sa herë që të ndodhë diçka, do ta them, nuk kam pse ta fsheh sepse nuk kam asgjë për të fshehur, ndërgjegjja ime është gjithmonë e pastër, por edhe përballë asaj të vërtete mund të konfirmoj, dhe së fundmi me prova, se një numër i madh i zyrtarëve të ish-Qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së janë takuar në Budapest me z. Nikolla Gruevski, për të cilin fatkeqësisht nuk dhanë një përgjigje të sinqertë” – tha Mickoski.

Mickovski gjithashtu tha se në BDI është duke mbizotruar paniku dhe friga dhe për cfarë në fakt bëhet fjalë sipas tij oponioni do ta mësoj shumë shpejt.

Comments