Këshilltari i Kurtit padit gazetarin Mehmetaj, Gjykata i dërgon ftesë – ky i fundit i fton në shtëpinë e tij

134
fresco

Gazetari Lirim Mehmetaj, ka bërë të ditur se i ka ardhur një ftesë për pjesëmarrje në një seancë dëgjimore, ku është paditur nga këshilltari i kryeministrit Kurti, Jusuf Ulaj.

Megjithatë, Mehmetaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është i gatshëm për seancë, por në shtëpinë e tij. I njëjti ka propozuar edhe një orar.

midle

“Për shkak të angazhimeve të shumta si gazetar e kam të pamundur të paraqitem në gjykatë. Ftoj gjykatësen, Ujëvesa Hysenaj, ta kryejmë këtë procedurë në shtëpinë time.
Këtu keni edhe orarin e propozuara:
Vendi, Shtëpia ime: Kati i parë. Kuzhinë.
Dita e diel.
Ora: 23 e 42.
Për orare të tjera mund të flasim në të ardhmen. Nuk e kam problem t’iu përshtatem”, ka shkruar Mehmetaj.

Kujtojmë se veprimin e njëjtë, e ka bërë paraprakisht edhe kryeministri Kurti, ku pavarësisht urdhërit nga Gjykata, nuk ka shkuar të dëshmoj në Prokurori për rastin e rezervave shtetërore.

Comments