Lista e PDK-së, këta janë 24 kandidatët që kanë fituar mandatin e deputetit në Kuvend

Pas numërimit të votave nga vendvotimet e rregullta, votave nga jashtë dhe rreth 80% të votave me kusht, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 24 deputetë.

Në bazë të këtyre votave njeriu më i votuar në këtë parti është kandidati për kryeministër Bedri Hamza me 171 mijë e 911 vota. Pas tij rendite krytari i PDK-së, Memli Krasniqi me 97 mijë e 505 vota.
Në vendin e tretë është nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili me 43 mijë vota, kurse në vendin e katër është Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku me 41 mijë e 460 vota. Me pas renditen Sala Jashari, Enver Hoxhaj, Përparim Gruda Ganimete Musliu dhe kandidatët tjerë.