I mori mbi 18 mijë vota, Bekim Haxhiu konfirmon se nuk mjaftojnë për t’u bërë deputet

107
fresco

Bekim Haxhiu ka konfirmuar se nuk do të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e ardhshme, pasi mbi 18 mijë vota që i mori nuk janë të mjaftueshme.

Haxhiu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se qytetarët e mbështetën në pesë palë zgjedhje.

Më tgej, ai ka thënë se do të vazhdojë të jetë aktiv dhe të japë kontributin e tij në Partinë Demokratike të Kosovës.

midle

“Faleminderit që më besuat për pesë mandate si përfaqësuesi juaj në kuvend, i vlerësuar edhe nga organizatat monitoruese të kuvendit si deputeti më aktiv i PDK-së dhe ajo që është me rëndësi raporti im me qytetarët, nuk kam as një thirrje të humbur nga qytetarët.

Megjithatë, nuk u vlerësova mjaftueshëm për mandatin e radhës. Unë do të vazhdoj të jem aktiv dhe do të jap kontributin tim në PDK dhe nuk do të ndalem së bashkëpunuari në rrafshin profesional me kolegët e mi për të realizuar synimet dhe obligimet që kemi karrshi qytetarëve dhe liderëve tanë që po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Ju falënderoj nga zemra 18,561 herë”, ka shkruar Haxhiu.

Comments