Bastisje në kompaninë “Pucko Petrol”, policia sekuestroi para, ar’më dhe pajisje teknologjike

92
fresco

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua aksion policorë në një lagje në Kërçovë dhe në fshatin Pllasnicë.
Policia në objektiv kishte dy persona Erxhan Sulkoskin i cili ka punuar si menaxher në pompën e benzinës Pucko Petroll dhe Asmir Jahoskin, pronari i kësaj kompanie. Personat në fjalë dyhsohen për krime të rënda, si keqpërdorim parash.

“Mbrëmë në Kërçovë është zhvilluar një aksion policorë dhe këtu ku ndodhemi është arrestuar dhe është bastisur banesa e Erxhan Sulkovskit, tek i cili sipas informacioneve të TV21 është gjetur një shumë e konsiderueshme parash. Aksioni nga këtu ka vazhduar më pas në fshatin Pllasnicë në zyrat e familjes Jahoski tek të cilët gjithashtu sipas informacioneve tona janë sekuestruar pajisje të ndryshme teknologjike dhe para”, raporton Salije Sadiku Pinjolli – gazetare TV21.

midle

Erxhan Sulkovskit është sekuestruar edhe vetura. Ndërkohë në shtëpinë dhe zyrat e Pucko Petrollit apo familjes Jahoski janë gjetur edhe armë. Mësohet se policia ka hasur në rezistencë nga babi i Asmirit, gjegjësisht deputetit Ismaili Jahoski, megjithatë policia ka hapur zyrat.

“Deri më tani nga bastisjet e kryera janë gjetur dhe janë marrë dokumente, 5 telefona, rreth 1500 copë nga kalibër të ndryshme, 2 pistoleta dhe 3 vetura”, tha Goce Andreevski nga MPB.

Pas vendimit të gjykatës janë kryer kontrolle në më shumë lokacione në Shkup, në Manastir dhe Kërçovë, tek persona fizik dhe juridik për veprën e kryer në lidhje me sjelljen e derivateve të dyshimta në vendin tonë si dhe keqpërdorim parash.

Comments