Bekim Fetai u zgjodh rektor i ri i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup

94
fresco

Prorektori i deritanishëm i Universitetit Nëna Terezë do të jetë rektori i ri i këtij universiteti në Shkup.

Fetai ka fituar me votat e profesorëve karshi kundërkandidatit Blerim Saiti, profesor i Edukatës Fizike po në këtë universitet. Prof.dr. Bekim Fetai ligjëron lëndën e Informatikës në UNT, ndërkohë që ka ushtruar dhe detyrën e Prorektorit për Shkencë dhe Hulumtime, shkruan gazeta KOHA.

midle

Doktoraturën në Shkenca Kompjuterike e ka mbaruar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Teknologjisë Graz me temën e disertacionit “Treguesit e të mësuarit elektronik – një model shumëdimensional për hartimin dhe zhvillimin e zgjidhjeve softuerike të mësimit elektronik”.

Ai mori Diplomën Master nga Oxford Brookes University, Oxford, Angli. U angazhua si Profesor-Vizitues në Universitetin Staffordshire në Mbretërinë e Bashkuar, Universitetin e Bujqësisë dhe Inxhinierisë në Tokio të Japonisë, në Universitetin Oresbro në Suedi, në Universitetin Politeknik në Tiranë, Universitetin e Novi Pazarit dhe universitete të tjera. Ai ka dhënë mësim në këto Universitete në gjuhën angleze, shqipe, maqedonase dhe serbe.

Ka marrë pjesë në disa projekte në kuadër të programeve të ndryshme si Tempus, Erasmus dhe projekte të tjera kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka të publikuar më shumë se 140 punime shkencore në konferenca ndërkombëtare, shumica prej tyre në IEEE dhe ACM dhe më shumë se 30 revista ndërkombëtare, disa prej tyre me faktor ndikimi “ISI Web of Science”. Ka të publikuar dhjetëra tekste akademike dhe dy libra në gjuhën angleze. (koha.mk)

Comments