Martens: A do ta shkaktojë tragjedia në RMV një tjetër valë të protestave antiqeveritare në Ballkan?

83
fresco

Gazetari i Frankurter Algemeine Zeitung, Michael Martens shtroi pyetjen nëse tragjedia e sotme në Maqedoninë e Veriut, ku vdiqën të paktën 59 persona, do të shkaktojë një valë të radhës të protestave në Ballkan.

Ai pyeti në X nëse janë respektuar rregulloret e sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri, në rastin e klubit të natës në Koçan të Maqedonisë së Veriut, duke ua marrë jetën dhjetëra të rinjve e duke lënduar mbi 150 të tjerë.

midle

“A do të shkaktojë kjo valën e radhës të protestave antiqeveritare në Ballkan? Raportohet se mbi 50 persona kanë humbur jetën në një zjarr në një klub nate në Maqedoninë e Veriut. A janë respektuar rregulloret e sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri?”, shkroi Martens.

Protestat e mëdha në Serbi nisën nga studentët pas shembjes së një strehe betoni që shkaktoi vdekjen e 15 personave.

Comments