47 të lënduar nga zjarri në Koçan do të trajtohen jashtë vendit! Taravari ndan detaje…

66
fresco

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka bërë të ditur se gjendja e të lënduarve nga zjarri në diskotekën e Koçanit është stabile dhe se pacientët janë jashtë rrezikut për jetën.

midle

Aktualisht, informoi Taravari, në spitalet e Maqedonisë janë të shtruar gjithsej 115 pacientë. Në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” janë 25 pacientë, në spitalin e qytetit po trajtohen 24 persona dhe të gjithë pacientët në spitalin “8 Shtatori” janë në gjendje relativisht të qëndrueshme. Në spitalet e Shtipit dhe Koçanit janë gjithsej 42 pacientë. Disa nga pacientët tashmë janë liruar për trajtim në shtëpi.

Ministri i Shëndetësisë konfirmoi se deri më tani tre pacientë janë transferuar në spitalin Papanikolaou në Selanik; 8 në Sofje; nga tre në Plovdiv dhe Varna; dy në Serbi (nga një në Beograd dhe Nish), dhe tre pacientë janë në Stamboll, ndërsa gjashtë të tjerë do të transportohen me avion sonte në orën 19:30.

Comments