Jep dorëheqje kryetari i komunës së Koçanit!

92
fresco

Pas tragjedisë me zjarrin në diskotekën “Puls”, ku jetën deri tash është konfirmuar se e kanë humbur 59 persona, dorëheqje ka dhënë kryetari i komunës së Koçanit, Lupço Papazov, përcjell TV21. Kujtojmë se Papazov është kuadër i partisë në pushtet VMRO-DPMNE. Lajmin e ka konfirmuar në rrjetet sociale vet Papazov.

midle

“Në këto momente të vështira për vendin tonë dhe për mua personalisht, dua të njoftoj se po dorëzoj dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Komunës së Koçanit. Kjo humbje është e madhe! Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen që ndjejmë të gjithë”, ka shkruar mes tjerash Papazov./tv21.tv

Comments