Besa Kadriu me akuza të rënda për Lëvizjen Besa/ “Jam larguar, nuk i bëj “amin” qëndrimet e Mickoskit

114
fresco

Në një prononcim për Klan Maqedoni, Besa Kadriu thotë se nuk është shkarkuar nga pozita, por ka dhënë dorëheqje shumë më herët për shkak se siç thotë, në Lëvizjen Besa, vendimet nuk merren në kryesi, por sillen nga jashtë dhe kryesia ja bën vetëm “aminin”.

Thotë se përgjegjësia kryesore për rastin në Koçani ku jetën e humbën 59 persona, duhet të mbartë direkt kryeministri dhe ministri i punëve të Brendshme e jo gjithmonë për raste të këtilla fajtor kujdestar të jenë “shqiptarët”.

“Pse duhet unë t’i bëj “amin” një politike e cila kërkon rrjedhën ose kontekstin e ngjarjeve në të kaluarën. Nuk i arsyetoj njerëzit që kanë bërë shkelje që kanë bërë padrejtësi, ato duhet të përgjigjen, gjithsesi për çdo gjë, mirëpo është akt moral i një kryeministri përveç asaj që s’duhet t’i shkel votuesit shqiptar, përveç asaj që nuk duhet t’i bëjë vazal politikanët shqiptar, nuk do të thotë se edhe te VLEN ka sahan lëpirës. Nuk do të thotë se ne duhet t’ja bëjmë “amin” çdo qëndrim që, biles për këtë ngjarje që ka ndodhur të Koçanit, ekskluzivisht ai duhet të përgjigjet, si i largoi shqiptarët nga pozitat udhëheqëse, si kryeministër, ai duhet të japë dorëheqje si akt moral, ministri i punëve të brendshme pastaj edhe vazalët tjerë që ja bëjnë amin çdo lloj pozicioni ” – tha Besa Kadriu.

Në prononcimin e saj, ka një sër kritikash për ish bashkëpunëtorët e në veçanti ashpër kritikon Ministrin Fatmir Limani.

midle

“Kjo më revolton, pa masë kur disa njerëz Tetova i ka ngritur, si puna e Fatmirit edhe shumë të tjerëve, ngriten dhe ata bëjnë politikë, të vegjël janë ato, janë minorë, shumë të thjeshtë janë ata. Ata fillimisht nuk kanë kualifikim primar si njerëz si intelektual të gdhendur. Pastaj ata me mua mund të flasin për shumë çështje tjera. Kam një çetë njerëzish që më mbështesin nuk mund t’ja bëj “amin” një krimineli, një njeriu që e vret popullin e vet dhe nuk mban askush llogari për askënd. Se shqiptarët do t’i marrim për veshi dhe do t’i çojmë atje, është turp, nuk i mbroj ata njerëz që ndoshta kanë faj, por unë e mbroj sedrën dhe dinjitetin e shqiptarit” – tha Besa Kadriu – ish nënkryetare e Besës

Reagimet e profesoreshës dhe ish nënkryetares së Lëvizjes Besa vijnë një ditë pasi, partia e Kasamit kumtoi lajmin për distancimin nga qëndrimet e saj dhe njoftoi se ajo tashmë nuk është nënkryetare.

“Lëvizja BESA informon opinionin e gjerë, se Besa Kadriu nuk është nënkryetare e partisë dhe në shkrimet e saj të fundit, nuk i shfaq qëndrimet partiake, por qëndrimet e saj personale. Znj. Kadriu ka dhënë dorëheqje nga të gjitha organet e partisë së Lëvizjes BESA në seancën e mbajtur të Kuvendit Qendror të partisë më datë 01.06.2024. Lëvizja BESA mbështet fuqishëm çdo përpjekje të organeve të shtetit, për të zbardhur çdo detaj lidhur me ngjarjen tragjike në Koçan dhe në veçanti inkurajon organet e Drejtësisë që të jenë sa më efikas në punën e tyre,” thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa.

Ndryshe, deri më vonë në web faqen e Lëvizjes Besa qëndronte emri i Besa Kadriut si nënkryetare e partisë. Në momentin kur u përhap statusi i saj në rrjetet sociale me kritika ndaj kryeministrit dhe qeverisë për rastin e Koçanit, emri i saj për një kohë shumë të shkurtër u zhduk nga web faqja e partisë së Bilall Kasamit. /tvklan.mk/

Comments