Ku ishte baca Rifat sot? Askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e Haxhi Thaçit

98
fresco

Haxhi Thaçi u vorros këtë të martë në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt. Varrimi i tij u përcoll nga mijëra njerëz, e u bë më i dhimbshëm për faktin se i biri i tij, Hashimi, ish-President i Republikës, nuk u lejua të marrë pjesë në varrim nga Gjykata Speciale, atje ku po mbahet në paraburgim nën akuzat për veprimtarinë e tij si njëri nga liderët e UÇK-së.

Për varrimin e Haxhi Thaçit erdhën edhe nga Shqipëria. Repsektivisht, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë e bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama. Por, aty mungonte qoftë edhe një anëtarë i familjes Jashari.

Bekim Jashari, nuk përton të shkruaj statuse mbështetëse për Kurtin në Facebook, por përtej mungesës së pjesëmarrjes në varrim, asnjë shkronjë ngushëlluese as në Facebook.

midle

Ndryshe kishte vepruar Bekimi kur ndërroi jetë babai i ish-Kryeparlamentarit Kadri Veseli. Atë e kishte ngushëlluar.

Foto:

Ndryshe, në varrimin e Haxhi Thaçit të pranishëm ishin nga të gjitha paritë përveç Vetëvendosjes! Aty u panë udhëheqësit e PDK-së, Daut Haradinaj nga AAK, Përparim Rama i LDK-së, e dy këshilltarë të Presidentes, por jo edhe ndonjë anëtarë i familjes Jashari.

Comments