Lushi: Gjykata Speciale në emër të Kosovës po e torturon Hashim Thaçin, Osmani dhe Kurti duhet të reagojnë

90
fresco

Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, ka bërë me dije se Hashim Thaçi në emër të Kosovës është duke u torturuar nga Gjykata Speciale.

Ai ka kërkuar reagimin e Vjosa Osmanit dhe të Albin Kurtit për këtë çështje.

midle

Në profilin e tij në “Facebook”, Lushi ka shkruar se Specialja po e torturon njërin e Kosovës sepse institucionet shtetërore po heshtin.

“Le ta dijë çdo njeri në botë që ky njeri është duke u torturuar në emër të Kosovës. Le ta dijë çdo shtetas i Kosovës që nuk reagon: prej Vjosa Osmanit, Albin Kurtit dhe çdo torturuesi tjetër nga Kuvendi, PDK dhe fëmija më i vogël në Kosovë, që Gjykata Speciale po e torturon njeriun tonë sepse ju po heshtni ndërsa torturat ndaj njerëzve tanë po bëhen në emrin e popullit të Kosovës. Si e keni ndërgjegjen dhe a do t’ju merr gjumi ndërsa heshtni miliona shtetas të Kosovës?”, ka shkruar Lushi.

Comments