Rrokulliset vetura në rrugën Bogovinë – Pirok, lëndohet shoferi

Më datë 22.03.2025, në ora 21:00, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale Bogovinë-Pirok, vetura ,,Opel” me targa të Gostivarit i drejtuar nga V.A. (56) nga Gostivari, ka dalë nga rruga.

Në aksident lëndime të rënda ka pësuar vozitësi, të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik të Tetovës. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Tetovë.