Taravari: Në koalicionin VLEN situata është relativisht e mirë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, deklaroi sot para mediave se marrëdhëniet brenda koalicionit VLEN janë shumë të mira.

“Për momentin, temat politike për mua janë të irelevanta. Në bisedimet mes partnerëve të koalicionit diskutohet për çështje politike, por koalicioni VLEN është në një gjendje stabile dhe deri tani gjithçka ka shkuar mirë në Qeveri,” tha Taravari, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse është e vërtetë që ai do të largohet nga koalicioni VLEN nëse nuk arrin të sigurojë 40% përfaqësim në zgjedhjet lokale