Qeveria e bën drejtor personin që ishte arrestuar në skandalin për rezervat shtetërore

Irfan Lipovica është avansuar në detyrë, një vit pasi ishte arrestuar në skandalin për rezervat shtetërore.
Lipovica është përzgjedhur si drejtor i përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit në ministrinë e Rozeta Hajdarit.

Në prezantimin e bërë sot në mbledhjen e qeverisë, ministrja Hajdari tha se drejtori i zgjedhur garanton nivel të laryë të cilësisë.
Më parë Lipovica ishte shkarkuar nga pozita e sekretarit në MINT, ndërsa ishte emëruar drejtor i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave./Indeksonline/