Ndarja e VLEN? – Taravari sot hesht!

321
fresco

Pas informatave që nxori Alsat në lidhje me përplasjen e kreut të ASH-së, me krerët tjerë të koalicionit VLEN, Arben Taravari sot iu shmang pyetjes lidhur me largimin e tij eventual nga koalicioni.

midle

Ai, nuk dha shpjegim edhe për kërkesën që të marrë 40% të kandidatëve për komuna në zgjedhjet e tetorit. Sipas Taravarit, gjendja në koalicionin VLEN, është relativisht stabile.

“Kjo është irelevante për temën që e diskutojmë sot, bisedat mes koalicioneve janë tema politike. Unë mendoj se sot më shumë unë jam i fokusuar në temën shëndetësi. Në koalicionin VLEN gjendja është relativisht stabile edhe në koalicionin qeveritar gjithçka është në rregull deri tani”, tha Arben Taravari, kryetar i ASH./ Alsat.mk

Comments