LSDM: Hetimi për rastin e Koçanit po zhvillohet në mënyrë selektive

97
fresco

Pas mbledhjes së kryesisë qendrore të LSDM-së m, ata deklaruan se hetimi për tragjedinë në Koçani po kryhet në mënyrë selektive dhe se në një moment të caktuar, përmes një komisioni hetimor në Kuvend, do të kërkojnë sqarimin e faktëve dhe përgjegjësinë politike për ngjarjen.

Një nga temat kryesore të mbledhjes ishte tragjedia që ndodhi në Koçani, ku humbën jetën 59 njerëz. Siç njoftoi partia, përfundimi i kryesisë qëndrore ishte se hetimi për zjarrin në “kabaren” e njohur si “Puls” është duke u kryer në mënyrë selektive dhe po fokusohet vetëm në ish-funksionarët dhe shërbyesit civilë, duke përjashtuar funksionarët dhe shërbyesit aktualë që ishin në detyrë në momentin e tragjedisë.

“Përfundimi i kryesisë ëndrore të LSDM-së është se hetimi deri tani tregon se është i njëanshëm dhe i drejtuar vetëm në të kaluarën, vetëm ndaj ish-funksionarëve dhe shërbyesve civilë, ndërsa nuk janë përfshirë funksionarët dhe shërbyesit aktualë, ndonëse ata ishin në detyrë kur ndodhi tragjedia”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

midle

Nga partia opozitare theksojnë se selektiviteti nuk është drejtësi, por padrejtësi që e thellon mosbesimin e qytetarëve ndaj institucioneve dhe sistemit të drejtësisë. Ata shtojnë se është e papranueshme që hetimi të bëhet në mënyrë selektive, duke pasur parasysh rëndësinë e tragjedisë dhe pasojat e rënda me shumë viktima dhe të lënduar.

“LSDMinsiston në një hetim të pavarur, të thelluar dhe jo selektiv ku të gjithë do të japin llogari sipas ligjit. Kundërshtojmë çdo selektivitet, mbrojtje të funksionarëve aktualë dhe individëve të afërt me pushtetin. Para ligjit, të gjithë duhet të jenë të barabartë”, thuhet në deklaratën e partisë.

Në këtë kontekst, LSDM ka paralajmëruar se do të përdorë të gjitha mekanizmat institucionalë dhe do të kërkojë që, në një moment të përshtatshëm, të krijohet një komision hetimor në Kuvend për të sqaruar faktet dhe për të kërkuar përgjegjësinë politike për tragjedinë në Koçani.

Në zjarrin që ndodhi në “kabaren” “Puls” në Koçani më 16 mars, humbën jetën 59 persona dhe rreth 200 të tjerë janë të plagosur dhe po trajtohen në spitalet e vendit dhe jashtë. Deri tani, në hetim janë 34 persona, nga të cilët 27 janë në një proces të udhëhequr nga Prokuroria Themelore e Koçanit me një ekip prej 11 prokurorësh, ndërsa shtatë ish-policë të lartë po hetohen nga Prokuroria Themelore për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin. Nga Prokuroria insistojnë se hetimi është ende në fazën fillestare dhe se kontrollimet vazhdojnë.

Comments