Anulohet sistemi ETIAS – Qytetarët e RMV-së edhe dy vite mund të udhëtojnë pa leje në zonën Shengen!

BE-ja sërish ka anuluar aplikimin e Sistemit Evropian për informata dhe autorizime – ETIAS, i cili tani pritet të bëhet operativ në kuartalin e fundit të vitit 2026.
Ky sistem do të kërkojë nga qytetarët e vendeve të liruara nga vizat, sikurse RMV-ja, të marrin leje para se të udhëtojnë në vendet e zonës Shengen.
Sistemi për hyrje/dalje – EES, që grumbullon të dhëna biometrike për hyrje-dalje në zonën Shengen, planifikohet të nis me punë në tetor 2026. Sistemi ka për qëllim ta modernizojë kontrollin kufitar dhe të parandalojë mashtrime identitare.

Kur ETIAS të bëhet I obliguar, udhëtarët duhet të aplikojnë online, të paguajnë një taksë prej 7 euro dhe të marrin leje që do të zgjasë tr evite ose deri në skadimin e pasaportës.
Këto anulime do të thonë se udhëtarët nga RMV-ja mund të vazhdojnë të udhëtojnë në zonën Shengen pas ETIAS deri në fund të vitit 2026.
Megjithatë, rekomandohet që rregullisht të ndiqen njoftimet zyrtare për t`u informuar rreth ndryshimeve eventuale të rregullave.