Njëri nga të arrestuarit serb në Kosovë, “i afërm i të dyshuarit kryesor për vrasjen e Afrim Bunjakut”

108
fresco

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje të reja për serbët e arrestuar në Kosovë.

Sveçla, përmes një postimi në facebook është shprehur se nga hetimet paraprake njëri nga të arrestuarit është i dyshuari kryesor për vrasjen e rreshterit policor të Kosovës, Afrim Bunjaku.

midle

“Hetimet paraprake kanë konfirmuar se një zyrtar i policisë serbe me gradë të togerit policor, ka lidhje të afërta familjare me anëtarin e grupit terrorist të Banjskës, Nemanja Radivojevic, nofka “Gandi”. Ky i fundit është i afërt i Vladimir Radivojevic, nofka “Mami”, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e rreshterit policor të Kosovës, Afrim Bunjaku. Zyrtari tjetër ushtarak, i cili bartë gradën e kapitenit të klasit të parë, është lidhje e ish-gjeneralit të inteligjencës ushtarake serbe, Jovan Milanovic, i njohur për përfshirjen në rrjedhjen e të dhënave të NATO-s para bombardimeve mbi caqet serbe”, ka thënë Sveçla.

Ndërsa ka bërë të ditur se janë arrestuar e 16 shtetasve serbë në dy operacione të zhvilluara në qytetet e Prizrenit dhe Gjakovës./IndeksOnline/

Comments