Skandal në Bosilegrad të Serbisë: Policia bastisë futbollistët e klubit shqiptar nga Lugina e Preshevës, KF Tërnoci, në zhveshtore, ka edhe të rrahur!

136
fresco

Një dramë e vërtetë po ndodh për momentin në qytetin e Bosilegradit, pasi ka përfunduar ndeshja futbollistike midis vendësve të KF Mlladost dhe KF Tërnoci, merr vesh FOLonline.
Nga klubi mysafirë kuptohet se me të përfunduar ndeshja policia ka hyrë në terren dhe ka goditur një futbollist të KF Tërnoci e më pas është futur edhe në zhveshtore.
Në këto çaste, mësohet se policët po bastisin veç e veç çantat dhe gjësendet personale të futbollistëve tërnocas.

midle

Ky është një rast i rrallë në futboll ku policia futet në zhveshtore.
Në vitin 2014 policia serbe kishte bastisur gjësendet e futbollistëve të Shqipërisë në ndeshjen ndaj Serbisë të zhvilluar në Beograd, e cila ishte ndërprerë pas incidentit me dronin.

Comments