Bien nga sistemi webfaqet e institucioneve

Kanë rënë nga sistemi disa webfaqe të institucioneve të Kosovës. Gazeta Zyrtare dhe webfaqja e Qeverisë janë jashtë funksionit mëngjesin e 7 prillit.
Në mëngjes nuk kanë funksionuar as webfaqet e ministrive.

Gjithashtu, probleme ka edhe platforma e shërbimeve online, “e-kosova”.
Portali rtv21.tv ka pyetur Zyrën e Kryeministrit për të marrë përgjigje se ku qëndron problemi, megjithatë ende nuk janë përgjigjur.