Konjufca flet për dy skenarë për formimin e Qeverisë: Ose e shkurtër, ose qeveri që është e aftë për zgjedhjen e Presidentit

111
fresco

Glauk Konjufca, është deklaruar rreth çështjet së krijimit të qeverisë së re duke thënë se për këtë gjë janë vetëm dy skenarë, shkruan Gazeta Express.

midle

Konjufca ka deklaruar se skenarët për formimin e Qeverisë së re, janë ose krijimi i një qeverie të shkurtër ose krijimi i një qeverie që është afatgjatë që e zgjedh edhe presidentin.

‘‘Mendoj që një qeveri e ardhshme kur krijohet janë dy skenarë i kemi krejt: Ose është skenari i një qeverie të shkurtë që qeverisë deri në zgjedhjen e presidentit; Ose është skenari i dytë i krijimit të një qeverie e cila është e aftë të zgjedh edhe presidentin. Cilën skenar e përqafon LVV, nuk mund tua them këtë. Sa i përket kësaj detajeve se qysh i shohim koalicionet e këto, duhet të vini në LVV dhe japim aty intervistat tona. Janë vetëm dy mundësi, ose do të krijohet një qeveri e shkurtë ose një qeveri afatgjate që mundet me zgjedh edhe presidentin’’, ka deklaruar ai.

Comments