Deputeti i VV “e rregullon Qeverinë”, “Kurti Kryeministër”, “Konjufca Kryeparlamentar” me 63 vota – pa PDK’në, pa LDK’në

Halil Thaçi, deputeti i zgjedhur nga Vetëvendosja, është deklaruar sot para gazetarëve për çështjen e krijimit të qeverisë së re, duke u shprehur i bindur se Albin Kurti do të jetë kryeministër dhe kryetar i Kuvendit, Glauk Konjufca.

I pyetur se si do t’i sigurojnë votat duke pasur parasysh faktin se LDK-ja ka hedhur poshtë mundësinë për koalicion me VV-në, ai ka deklaruar se ata do t’i kenë 63 vota nga deputetët, siç ka thënë ai, ‘‘që janë përgjegjës për shtetin’’.
‘‘Unë po shpresoj që do ta bëjmë edhe pa PDK, e kryeministër do të jetë Albin Kurti dhe krye parlamentar Glauk Konjufca. Me vota, 63 vota, qeto 63 vota bëhen prej deputetëve. Prej atyre që janë përgjegjës për shtetin e Republikës së Kosovës’’, ka thënë ai.