ZRRE: Rryma shtrenjtohet për 16 për qind

76
fresco

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji pas mbledhje së mbajtur ka bërë të ditur se rritja mesatare e tarifave, për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është rreth 16%.

“Rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është rreth 16%. Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe ankesat e konsumatorëve dhe çështje të tjera të lidhura me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.

Njoftimi i plotë:

Më 11.04.2025, bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e tretë për vitin 2025. Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar dhe aprovuar të hyrat e lejuara maksimale për operatorët e licencuar, si në vijim:

midle

– Kërkesa/propozimi fillestar i KOSTT-it për të hyrat e lejuara maksimale për OST/OT – ka qene 101.878 mil€, ndërsa ZRRE-ja i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 88.198 mil€;

– Kërkesa/propozimi fillestar i KEDS-it për të hyrat e lejuara maksimale për OSSH-në ka qenë 214.45 mil€, ndërsa ZRRE-ja i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 180.653 mil€;

– Kërkesa/propozimi fillestar i KESCO-s për të hyrat e lejuara maksimale për FSHU-në ka qenë 447.626 mil€, ndërsa ZRRE-ja i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 435.626 mil€, ku përfshihen operatorët e licencuar OSSH-në dhe OST/OT.

Rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të hyrat e lejuara maksimale është rreth 16%./Indeksonline/

Comments