Ndërron jetë ish-bashkëlojtari i Albion Rrahmanit, ra nga kati i 11-të i një ndërtese

Ish-sulmuesi i Rapid Bucurestit, Aaron Boupendza ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçe.
Raportohet se futbollisti, i cili ka luajtur te skuadra rumune gjatë sezonit të kaluar, ra nga një ndërtesë 11-katëshe ku po jentonte në Kinë, shkruan Indeksonline
Sipas TVR Info, autoritetet kineze tashmë kanë nisur një hetim në lidhje me vdekjen e futbollistit gabonez.

Ka pretendime se ish-lojtari i Hatayasporit dhe disa skuadrave të tjera “ka bërë vetëvrasje”.
Kujtojmë që Aaron ka qenë bashkëlojtar i futbollistit kosovar, Albion Rrahmanit në ekipin rumun, Rapdi Bucuresti./Indeksonline/
Bir dönem Hatayspor forması giyen Aaron Boupendza, Çin'de 11. kattan düşerek hayatını kaybetti. pic.twitter.com/WK06EKWsV6
— GonzoHaber (@GonzoHaber) April 16, 2025