Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, letra e Deharit arrin në Presidencë

Presidenca e Kosovës ka pranuar letrën nga Kuvendi pasi ditën e martë dështoi të konstituohet legjislatura e nëntë.
Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, këshilltari për media në Presidencë, Bekim Kupina.
“Letra sapo ka ardhë në Presidencë dhe ekipi ligjor i Presidencës është duke e analizuar, për t’i propozuar Presidentes hapat e mëtejmë”, ka thënë Kupina.

Ndryshe dje (e martë), ka dështuar tentativa e parë e për të formuar qeverinë, kjo pasi dështoi të votohej raporti për konfirmimin e mandatave e cila u kundërshtua nga PDK, LDK e AAK.
Kësisoj krysuesi i kuvendit Avni Dehari u detyrua ta ndërpresë seancën.
“Për shkak të rrethanave të krijuara meqë raporti i komisionit nuk mori votat e mjaftueshme në këto rrethana duhet ta ndërpresim seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten sesi do të vijohet tutje”, tha Dehari. /Lajmi.net/