Skoda feston 130-vjetorin e kompanisë, me fitime të mëdha

Škoda po feston 130-vjetorin e prodhimit të makinave me rezultatin më të mirë në historinë e kompanisë.
Një nga arsyet e suksesit të Škoda qëndron në faktin se ajo ndodhet në Çeki.
“Kostot tona janë dukshëm më të ulëta – kjo vlen jo vetëm për pagat, por edhe për çmimet e energjisë dhe burokraci”, ka thënë pronari i Skodas, Klaus Zellmer.

Škoda po vazhdon me sukses ofertën e saj të automjeteve me motorë me djegie të brendshme modelet Fabia, Scala dhe Kamiq do të mbeten në ofertë të paktën deri në fund të kësaj dekade, konfirmon Zellmer.
Paralelisht, marka po zgjeron gamën e saj të modeleve elektrike me Enyaq, Elroq, Epiq-in e ardhshëm dhe një SUV të planifikuar për shtatë anëtarë të familjes.
E gjithë kjo çoi në një rritje prej 30 për qind të fitimeve, krahasuar me një vit më parë./Indeksonline/