Taravari: Nuk është tragjike nëse në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, Aleanca për Shqiptarët bashkëpunon me BDI-në

95
fresco

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin “Dialog te Lajm’i” komentoi takimin e sotëm të liderëve të koalicionit VLEN, që vjen pas vendimit të mbrëmshëm të ASH-së për të garuar me lista të veçanta për këshilltarë në zgjedhjet lokale.

Taravari e cilësoi si përjashtuese mosftesën e Aleancës për takimin.
“Fakti që Aleanca për Shqiptarët nuk u ftua në takimin e orës 14:00 është përjashtues. Do të ishte e drejtë të na ftonin, të ishim aty dhe të paraqisnim argumentet tona, që tashmë i kemi shprehur edhe publikisht,” deklaroi ai.

midle

Taravari u shpreh i shqetësuar për mungesën e ftesës, duke e konsideruar si sinjal të mungesës së durimit mes palëve.

Ai theksoi gjithashtu se nuk sheh asgjë tragjike nëse në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, Aleanca për Shqiptarët bashkëpunon me BDI-në për kandidatët për kryetarë komunash.

Intervista me Taravarin është realizuar pak para konferencës për shtyp të Izet Mexhitit, ku ky i fundit e akuzoi Taravarin për negociata të fshehta me Ali Ahmetin dhe me eksponentë të oligarkisë për të dobësuar koalicionin VLEN përmes një marrëveshjeje të fshehtë me BDI-në.

Comments