Diant Ramaj denoncohet në polici, e goditi kundërshtarin gjatë derbit në Danimarkë

80
fresco

Portieri i njohur shqiptar, Diant Ramaj, po përballet me një problem në shtetin e Danimarkës.

Ai është denoncuar në polici, pas goditi me kokë lojtarin kundërshtar, në fundin e ndeshjes mes Copenhagenit dhe Brondbyt, shkruan Indeksonline

Ky rast është denoncuar si dhunë në Policinë e Kopenhagës dhe portieri shqiptar rrezikon burgim deri në 20 ditë.

midle

Gjyqtari i ndeshjes, Sandi Putros i dha karton të kuq direkt portierit shqiptar, i cili do të mungojë dy ndeshje për ekipin e tij.

23-vjeçari vjen nga qyteti i Gjakovës – Kosovë. Prindërit e tij emigruan në Gjermani, kurse Dianti nisi karrierën futbollistike.

Dianti, ende nuk ka vendosur se cilin shtet ta përfaqësojë në të ardhmen. Ai është mes Kosovës, Shqipërisë dhe Gjermanisë. Kurse te Copenhageni është huazuar nga Borussia Dortmundi./Indeksonline/

Comments