Kompletohen gjysëmfinalet e Europa League, këto janë përballjet

Sonte janë zhvilluar ndeshjet e dyta çerekfinaliste të Europa League.
Manchester United, Bodo/Glimt, Atletiko Bilbao e Tottenham kanë kaluar në gjysëmfinale, pasi eliminuan skuadrat respektive si Lyon, Lazio, Rangers dhe eintracht Frankfurt, shkruan IndeksOnline.

Në gjysëmfinale Manchester United do të përballet me Atletiko Bilbaon, derisa Tottenham me Bodo/Glimt.
Ndeshjet e para zhvillohen me 1 maj, derisa ato kthyese me 8 maj./IndeksOnline/