Bodo/Glimt po shkruan historinë e futbollit norvegjez, bëhet skuadra e parë që siguron gjysmëfinale të kompeticioneve të UEFA-s

62
fresco

Bodo/Glimt është skuadra e parë nga Norvegjia që siguron një vend në një gjysmëfinale në garat e UEFA-s.

Skuadra nga Norvegjia mposhti Lazion mbrëmë në çerekfinale të UEFA Europa League në mes të stadiumit “Olimpico”, shkruan Indeksonline

Një arritje e jashtëzakonshme për një klub me një stadium 8,000 vendesh, në një qytet me 42,831 banorë të vendosur brenda Rrethit Arktik.

midle

Vetëm tetë vjet më parë ata ishin në kategorinë e dytë të Norvegjisë.

30 fitore në 37 ndeshje në shtëpi në Evropë në 5 vitet e fundit.

Buxheti total i pagave të ekipit është 20 milionë euro.

Në gjysmëfinale, skuadra e Bodo/Glimt do të ketë punë me ekipin nga Premier League, Tottenham Hotspur./Indeksonline/

Comments