Final 4 i zjarrtë, ky është orari i gjysmëfinaleve

Pas ndeshjeve emocionuese dhe dramatike të çerekfinaleve, është koha për gjysmëfinalet e “Play-off”-it të ProCredit Superligës.
Gjysmëfinale të zjarrta që premtojnë spektakël të basketboll në parket dhe tribuna.
Katërshja e madhe e basketbollit të Kosovës, Bashkimi, Trepça, Sigal Prishtina dhe Peja, duan të kualifikohen në finale, por edhe të fitojnë trofeun më të rëndësishëm në basketbollin e Kosovës.

Orari i gjysmëfinaleve:
E shtunë 19:00 Trepça – Sigal Prishtina
E diel 19:00 Bashkimi – Peja