Kurti bëhet si i painteresuar, bën pyetje për seancën: Ajo është nesër a po?

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, s’ka treguar nëse i ka votat e nevojshme për vazhdimin e seancës konstituive nesër në Kuvend.
I pyetur nga gazetarët sot, Kurti u bë si i painteresuar për temën.

“Ajo është nesër a po?”, tha ai.
Këtë deklaratë ai i bëri gjatë pjesëmarrjes së tij në shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, ku mori pjesë në aksionin simbolik për dhurim gjaku të organizuar në sheshin “Zahir Pajaziti”.