Luis Enrique flet për kundërshtarin e gjysmëfinales: Arsenali është një nga më të mirat në Europë

78
fresco

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique është shfaqur sot në konferencë për media para ndeshjes në Ligue 1.

Ai foli edhe për ekipin kundërshtar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që do jetë Arsenali, shkruan Indeksonline

Enrique mendon se “topçinjtë” janë skuadër shumë e fortë dhe një nga më të mirat në Europë.

midle

“Unë mendoj se Arsenali është një nga skuadrat më të mira në Europë për momentin.

“Me topin ata janë një ekip afër nivelit të lartë evropian, por edhe pa top janë shumë të mirë.

“Unë madje do thosha që ata pa top janë skuadra më e mirë në botë. Kanë një identitet të vërtetë dhe të lartë. Ne jemi të ngjashëm, por vetëm me stil tjetër të lojës”, u shpreh Enrique

Më 29 prill, PSG-ja luan ndeshjen e parë të gjysmëfinales ndaj Arsenalit në “Emirates”./Indeksonline/

Comments