Emilia Rexhepi: VV po i diskuton me Nismën dy ose tre emra për kryeparlamentar

83
fresco

Zëvendëskryeminisitrja në detyrë, Emilia Rexhepi citohet të ketë thënë se Lëvizja Vetëvendosje po bisedon me Nismën “rreth dy ose tre emrave për kryeparlamentarin”.

Këto deklarata, ajo raportohet t’i ketë bërë në “RTK live”.

“Ata janë duke biseduar dhe kjo, besoj, se do të duhej të ishte gati. Thjesht duhet të presim se cili emër do të jetë në rend të ditës për parlament. Nuk është aspak e rëndësishme nëse janë dy apo tre emra, për mua personalisht do ta votoj kushdo që të jetë kryeparlamentari”

midle

“Ne kemi dhënë dorëheqjen dy herë, kur jemi regjistruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe tani para seancës së parë konstituive. Edhe opozita do të duhej nesër të votojë raportin, dhe pastaj të votojë për krijimin e Kuvendit dhe t’i hapë rrugën qeverisë së re” – ka thënë Rexhepi.

Theksojmë se një bashkëpunim i mundshëm mes Nismës dhe Vetëvendosjes është përfolur tash e një kohë të gjatë.

Megjithatë, liderët e këtyre partive, Fatmir Limaj e Albin Kurti kanë refuzuar të flasin mbi këtë çështje.

Comments