Është një nga lojtarët më të mirë të Arsenalit, drejtuesit do ta shpërblejnë me kontratën e re Lewis-Skellyn

Askush në futboll nuk e ka pritur ngritjen e Myles Lewis-Skellyt.
Anglezi, këtë sezon është shndërruar në një nga superyjet e “Topçinjëve”, ku po ashtu është thirrur edhe nga Anglia, ku shënoi edhe gol në debutimin e tij ndaj Kombëtares Shqiptare.

Dhe drejtuesit e skuadrës do ta shpërblejnë atë me kontratë të re, ku finalizimi i saj është çështje kohësh.
Ende nuk dihen detajet se për sa vjet do të nënshkrojë kontratën i riu anglez.
Lewis-Skelly, këtë sezon ka bërë 31 paraqitje ku ka shënuar 1 gol dhe 2 asistime për “Topçinjtë”./IndeksOnline/